Deputetja Rudina Hajdari së bashku me drejtuesin e nismës “Thurje”, Endri Shabani kanë bërë një prezantim të partisë së tyre “Thurja”, me një ftesë drejtuar shqiptarëve për bashkëpunim për tu shkëputur përfundimisht nga kjo klasë politike.

Endri Shabani gjatë prezantimit të ideve të kësaj partie ka thënë se ka ardhur koha që t’i kthehet legjitimiteti parlmentit, duke larguar çdo kriminel që na qeveris për të zëvendësuar me pedagogë.

“Çdo kriminel që qeveris sot në parlametnt ta zëvendësojmë me një pedagog të aftë. Që të kemi një parlament që është i mbushur me njerëz të lirë dhe të aftë. Duam ti rikthejmë legjitimitetin parlmentit. Se nuk jemi ne ata që mendojmë se Shqipëria nuk bëhet, ne mendojmë se Shqipëria bëhet nëse bëhen bashkë shqiptarët e ndershëm”, tha Shabani.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.