Stuttgart ka finalizuar një marrëveshje të madhe.

Ylli i skuadrës së Arsenal, Dinos Mavropanos, ka nënshkruar marrëveshjen për huazim te skuadra e Bundesliga, transmeton lajmi.net.

Anëtari i kombëtares U21 të Greqisë shkëlqeu me Nurnberg gjatë sezonit 2019/20, kurse këtë vit do të vazhdojë  përsëri në Gjermani, në Bundesligën 2.

Ju pëlqen!

“Kalimi te VfB është një sfidë e re në karrierën time. Falënderoj menaxhmentin dhe trajnerit e tyre për besimin që kanë treguar në mua”, ka thënë Mavropanos pas nënshkrimit, transmeton lajmi.net.

“Qëllimi im është që të kthejë këtë besim në paraqitje të mira dhe kontribuut nga ana ime”, tha tutje greku.

Mavropanos tashmë ka një përvojë në futbollin gjerman dhe aventura me Stuttgart vetëm sa pritet t’i mbush bagazhin me eksperiencë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!