Numërimi i votave të ardhura me postë po vazhdon me gati gjysmën e tyre të numëruara. Lëvizja Vetëvendosje që ishte e para pas numërimit të votave të rregullta me vetëm 0,6 për qind ose 5 mijë vota, del se nuk mund të kalohet nga partia e dytë LDK-ja.
Lëvizja Vetëvendosje po fiton bindshëm ndaj LDK-së me votat e diasporës, duke marrë 44 për qind të votave të përgjithshme të tyre. LDK ndërkohë, ka fituar vetëm rreth 20 për qind duke e pasur të pamundur që ta përmbys rezultatin e përgjithshëm.
Edhe më parë pritej që Vetëvendosje të fitonte shumicën e votave nga diaspora. Sidoqoftë, kjo epërsi me votat e diasporës e bën të pamundur për LDK-në që të ketë ndonjë gjasë për të dalë e para.
Dramatike është bërë çështja nëse koalicioni Nisma-AKR do të mund të kalojë pragun prej 5 për qind, pasi që, edhe diaspora del se nuk e ka votuar aq sa mund të jetë pritur. Deri tash, ky koalicion ka fituar 6,89 për qind të mbi 4 mijë votave të numëruara.

Lexo po ashtu:  Fjala e terroristëve (serb) në mediat shqipe – shqetësim publik!
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!