Tashmë nuk ka më dyshime.

Stadiumi i qytetit të Napolit nuk do të quhet më San Paolo por Diego Armanda Maradona.

Kryetari i bashkisë së Napolit njoftoi sot lajmin, duke zyrtarizuar gjithçka që kishte paralajmëruar pak ditë më parë.

Ju pëlqen!

Po mendoheshin disa versione të emrit si: “Stadio Comunale Diego Maradona”, ose “Arena Diego Maradona”, por në fund u vendos për emrin e plotë të legjendës.

Kryebashkiaku Luigi De Magistris e njoftoi vendimin këtë mbrëmje përmes faqes së tij zyrtare në Instagram.

“Ka disa ide të mrekullueshme, por në fund të ditës, vendosëm që emri të jetë: Stadio Diego Armando Maradona”.

Një lajm ky që gëzon të gjithë tifozët e Napolit pas ndarjes nga jeta të legjendës, Diego Armando Maradona vetëm pak ditë më parë.

Ndërkohë që sfida mes Napolit dhe Romës e vlefshme për javën e 9-të të Serie A nisi me homazhet në nder të ish-sulmuesit argjentinas.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.