Layvin Kurzawa do ta veshë fanellën e Paris Saint Germain deri në vitin 2024. Lajmi është bërë i ditur nga klubi në faqen zyrtare në Twitter.

Është raportuar shumë për 27 vjecarin se do të largohet nga Parisi, madje kishte vetem edhe pak dite kontrate, por tani ai ka hedhur të zezën mbi të bardhë edhe për katër vite të tjera me PSG-së.

Ai është pjesë e Parisit që nga viti 2015 dhe deri më tani ka bërë 123 paraqitje, ka shënuar 13 gola.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!