Marrëveshja e 4 shtatorit në shtëpinë e bardhë mes Prishtinës dhe Beogradit e ka dhënë më së fundi një fryt: Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike mes tyre.

Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe sfera të tjera. Çmimi i gjithë kësaj është se sipas marrëveshjes, Kosova duhet ta vendosë selinë e saj diplomatike nga Telavivi në Jeruzalem ashtu sikurse bëri edhe administrata Trump. Deri më tani asnjë vend i BE nuk ka pranuar ta njohë qytetin e pretenduar edhe nga palestinezët edhe nga hebrenjtë si kryeqendrën e Izraelit. Edhe Xho Biden e ka kritikuar vendimin e paraardhësit të tij , por ka theksuar se nuk ka ndërmen ta ndryshoje sërish vendndodhjen e selisë diplomatike të SHBA.

Haradinaj-Stublla, në fjalim e saj ka falënderuar SHBA-në, ish-administratën Trump dhe ish-emisarin Special, Richard Grenell duke thënë se Izraeli bëhet shteti i 117-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ju pëlqen!

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazie ka quajtur historike marrëveshjen e arritur sot, ndërsa shton se kjo është mundësia që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot po bëjmë histori, sot po normalizojmë marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kosovës, një moment që shumë e kanë pritur. Sot është mundësia jonë që të përmirësojmë marrëdhëniet tona me njerëzit e Kosovës. Kjo marrëveshje është pjesë e Marrëveshjes së nënshkruar në ëashington”, tha ai, ë ceremoni ka marrë pjesë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.

Kjo njohje e re pas një kohe të gjatë status quo-je e ka bërë gazetarin Berat Buzahala të kritikojë Vetëvendosjen e cila ka qenë tejet skeptike për marrëveshjen e 4 shtatorit të përgatitur nga Grenell. “Njohja e sotshme e Izraelit eshte mundesuar nga Shtepia e Bardhe, ne ate takimin per te cilin Albini thojke qe do te nxjerren thikat per me e coptu Kosoven. Simbolikisht kjo eshte njohja me e rendesishme qe i ka ndodhur Kosoves ne 10 vitet e fundit” ka shkruar ai në Facebook.

Por pavarësisht kësaj njohjeje nuk dihet ende se cilat do të jenë pasojat e saj në botën arabe nga të cilat ende Kosova kërkon të pranohet si shtet dhe ajo e antaresimit ne BE. Pjesa më e madhe e vendeve muslimane janë shprehur kundër zhvendosjes së ambasadave nga Tel avivi në Jeruzalem, shkruan MekuliPress, duke mos pranuar ta njohin këtë të fundit si kryeqytet. Administratës së Trump deri më tani i kishte thënë po vetëm Guatemala dhe Kosova pasi shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat aty ku të gjithë e kanë pranuar si qendrën e Izraelit. Edhe nga Brukseli lajmet nuk qenë të mira pas nënshkrimit të 4 shtatorit. “Shtetet europiane janë kapur në befasi nga kjo pikë e marrëveshjes së firmosur, pasi sa i takon statusit së Jeruzalemit, vendet e unionit kanë qënë të qëndrimit se kjo çështje duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinës: shkroi atë kohë Asocieidit Press, e cila nënvizoise shteteve që lëviznin ambasadën një gjë e tillë mund tu ndërlikonte integrimin.

“Nuk ka asnjë shtet anëtar të BE-së me një ambasadë në Jeruzalem,” tha zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano. “Çdo hap diplomatik që mund të vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin është një çështje shqetësuese” shtoi ai. Por gjithësesi Prishtina po e hedh këtë hap duke iu gëzuar tani Për tani njohjes së 117 të saj.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.