Pas zyrtarizimit të Arthur Melo te Juventus, tani është gjithashtu zyrtare që Miralem Pjanic është shitur te Barcelona për 60 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2023/24, me një klauzolë lirimit prej 400 milionë eurosh, njofton faqja zyrtare e Barcës, përcjell lajmi.net.

Boshnjaku do të qëndrojë me Juventusin deri sa të përfundojë sezoni 2019/20.

Ju pëlqen!

Pjanic e nisi karrierën te Metz në vitin 2007, për të vazhduar te Lyon, Roma dhe së fundmi te Juve. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!