Në Raportin Global të Konkurencës, i cili kryhet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra ka surprizuar me renditjen e saj duke e dalë e pesta në renditjen e përgjithshme, por kryeson listën e renditjes së aftësive të forcës punëtore.

Shteti ishte i renditur si më i miri për sa i përket trajnimit profesional, trajnimit në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të saj.

Por, çfarë është duke bërë Zvicra specifikisht kur vjen puna tek aftësimi i forcës së saj punëtore?

Ju pëlqen!

Më shumë se 70% e nxënësve të gjimnazit në Zvicër marrin pjesë në atë që quhet sistemi i trajnimit profesional, sipas një raporti.

Që nga mosha 16 vjeçare shumica e të rinjve e ndalojnë edukimin e tyre me kohë të plotë, duke shikuar për të tjera mundësi si kurse të reja shkollore, internshipe në kompani të ndryshme ose fillimin e një pune të mirëfilltë në të cilën paguhen dhe prezantohen me botën e punës.

Mbështetje e fuqishme nga punëdhënësit

Raporti më tej tregon se sistemi i ngritur nga Zvicra, në të cilën marrin pjesë 30% e kompanive, përgatisin një seksion të gjerë të studentëve për karrierë duke i ndarë në profesione dhe sektorë të ndryshëm.

“Ky sistem gëzon një mbështetje shumë të madhe nga punëdhënësit zvicerianë, të cilët e cilësojnë një kontribut të madh në vitalitetin dhe fuqinë e ekonomisë së Zvicrës.”

Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve dhe një forcë punëtorë me plot aftësi e cila si rezultat prodhon të mira dhe shërbime në cilësi të lartë.

Me fokusin tek trajnimet dhe shkollat profesionale, zbehet gjithashtu dëshira e të rinjve për të marrë një diplomë universiteti.

Më pak se një e treta e të rinjve nën moshën 25 vjeç shkuan drejt edukimit të lartë në vitin 2012, krahasuar me më shumë se gjysmën në vende të tjera si Australia dhe Norvegjia. Shifra këto që vijnë nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik(OECD).

Në Raportin Global të Konkurencës, Zvicra gjithashtu u gjykua si më e mira edhe për trajnimet e stafit, me shumë kompani që vlerësonin së tepërmi benefitet që vinin nga trajnimet në shkollat profesionale.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!