Të dashur bashkatdhetarë dhe miq të popullit tonë në Kosovë,

Në Kosovë së shpejti janë zgjedhjet. Unë, si njeri i biznesit, kam 25 vite që punoj në shtetin e Zvicrës, dhe aktualisht e kam një ndërmarrje në sektorin pasurive të paluajtshme me mbi 100 të punësuar, duke shpërndarë punë dhjetra bizneseve, kryesisht shqiptare në Zvicër dhe ekslusivisht shqiptarë nga Kosova.

Edhe unë kam një mesazh: Nëse në Kosovë do të vazhdojnë të qeverisin politikanët e korruptuar, unë nuk do të investoj dhe nuk do ta ndihmoj kurrë Kosovën, Me asnjë cent.
Gjatë gjithë kohës, edhe unë si gjithë mërgimtarët e tjerë, kam ndihmuar sa kam mundur në Kosovë. Por, që 20 vite me radhë, prej pas luftës, zhgënjimi po rritet.

Është bërë e pamundur për ne, sipërmarrësit dhe kompanitë private nga mërgata shqiptare, që të investojmë në Kosovë. Nga ne kërkohet shumë, por askush prej pushtetit dhe administratës në Kosovë nuk na respekton. Zyrtarët na trajtojnë keq, dhe korrupsioni është pengesa më e lartë.

Kauza jonë është Kosova. Por Kosova duhet të ndryshojë. Një popull që nuk ndryshon, nuk është i lirë. Ka ardhur dita që të dëgjohet edhe zëri i biznesit shqiptar në mërgatë.

Andaj e shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve të Kosovës. Në këto zgjedhje, mos i votoni ata që e kanë bërë Kosovën vendin më të korruptuar në kontinent, pavarësisht se cilës parti i takojnë. Nëse Kosova edhe një herë e zgjedh një qeveri të korruptuar, atëherë mesazhi për ne sipërmarrësit nga mërgata është i qartë: JU NUK NA DONI.

Shpresoj që ta kuptoni mesazhin tim, si unë ka dhe shumë sipërmarrës të tjerë.

Nga Zvicra,
Driton Imeraj, pronari i biznesit

#votondryshe #ndalekorrupsionin/MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]