Shqiptarja Donika Sejdiu ka arritur të pranohet doktorante në Universitetin e Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë. Në mesin e 43 kandidatëve shqiptarja Sejdiu arriti të bind komisionin se ajo ishte kandidatja e duhur.

Gjithnjë e më tepër të rinjtë shqiptarë në Zvicër po e dëshmojnë veten duke arritur suksese në fusha të ndryshme të jetës.

Donika Sejdiu është njëra prej tyre.  Nga 1 janari i vitit 2021 Donika Sejdiu i bashkëngjitet doktorantëve të Universitetit të Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë (Bio -Medicine). Ajo pas përfundimit me sukses të studimeve Bachelor dhe Master pranë të të njëjtit Universitet, arriti të pranohet doktorante e këtij fakulteti.

Ju pëlqen!

Donika Sejdiu lindi më 1995 në Zyrih të Zvicrës, shkollën fillore e kreu në Walenstadt dhe gjimnazin në Sargans të kantonit të St. Gallenit në Zvicër, kurse studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Cyrihut. Edhe pse e lindur dhe e rritur në Zvicër ajo flet me admirim për vendlindjen e prindërve të tyre (Kumanovë – Maqedoni e Veriut) të cilën e konsideron vendlindje të saj.

Po ashtu vlen të përmendet se Donika Sejdiu përveç që njeh mirë gjuhën e vendit gjuhën gjermane dhe anglishten, ajo e zotëron  shkëlqyeshëm edhe gjuhën amtare – gjuhën shqipe, sepse ka qenë edhe nxënëse e Shkollë Shqipe në Walenstadt të Zvicrës.

Gazetare: Lisana Subashi

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.