Austria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.  Shkak është bërë një përgjim i zv. kancelarit Heinz-Christian Strache që është kapur duke folur për korruptimin e mediave. Në këtë kuadër edhe presidenti i vendit edhe kancelari Sebastian Kurz kanë folur për nevojën e rikthimit të besimit: 

Pas publikimit të videos më duhet të them: Mjaft më!, tha Kurz para gazetarëve. Vetë zv.kancelari Strache ka dhënë dorëheqje ndërkohë që ai është partner në koalcion me Kurz. 
Kjo është Europa, këta janë austriakët. Dhe këta do të rekomandojnë hapjen e negociatave për qeverinë e Shqipërisë, kryeministri i së cilës deklaron se “përgjimi nuk është provë”, duke u kapur pas interpretimi juridik, ndërkohë që kërkohet përgjegjshmëri politike. 

Përgjimi i pranuar nga z. Rama teksa thotë se ai nuk është provë reflekton Rilindjen në operacionin e vjedhjes së zgjedhjeve sa për të huazuar një term të opozitës. Por për z. Rama shqiptarët e kanë kuptuar se ai është më i miri dhe se opozita bën kot. Plus duhet thënë: shqiptarët nuk janë austriakë. Tri ditë dhe harrojnë… MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress