Redaksia MekuliPress
Zëvendëskancelari austriak Strache nga FPÖ në vitin 2017, para përfshirjes në koalicionin qeverisës, i ka ofruar një „ruse“ kinse të pasur biznese, tendere dhe favore të tjera, nëse pala ruse e ndihmonë ate dhe subjektin e tij për ti fituar zgjedhjet nacionale.

Kjo ngjarje, e cila kishte ndodhur në ishullin Ibiza, kishte qenë nën survejim dhe „rusja“ në fjalë ishte në të vërtetë një person i atashuar nga qarqe progjermane, e cila ishte prezentuar si Aljona Makarowa, si një mbesë e një oligarku të afërt me Putinin, e cila kishte ofruar kapital rus për favore politike e ekonomike nga pushteti i ardhshëm. Takimi mbi 7 orë dokumenton parapolitikën, sidomos ujdinë e kërkuar nga Strache për ndikimin mbi shtypin, për tendër ose edhe largimin e oponentëve ekonomik ose edhe dhënien e licencave të lojërave të fatit. Përveç anës korruptive, ky veprim nënvizon gatishmërin e nënshtrimit të pjesës politikanit konzervativ austriak andaj ndikimit rus, vetëm për të katapultuar në pushtet.

Strache shoqërohej në Ibiza nga aleati i besueshëm dhe udhëheqsi i tanishëm i fraksionit parlamentar të FPÖ Johann Gudenus.

Ju pëlqen!

Vlen të theksohet se Strache pak kohë pas përfshirjes në qeverinë austriake, ka potencuar se ai e sheh Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Afera Strache, sidomos inçizimet do e vënë nën presion kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe koalicionin e tij. Të dy Strache dhe Gudenus janë politikanët kryesorë të koalicionit. Dy subjektet ÖVP dhe FPÖ krahas kësaj, kohët e fundit kishin tronditje, ndër të tjera, sepse FPÖ sulmoi me forcë transmetuesin austriake  publik (ORF).

Ndërsa hetimi gazetaresk dhe zbulimi, e vlerësimi i kësaj afere u krye nga gazetarë të „Süddeutsche Zeitung“ dhe „Der Spiegel“.

MekuliPress.com

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!