Arbër Zaimi

Ka patur klerikë të të gjitha feve që e kanë trajtuar tërmetin si ndëshkim, apo së paku si tërheqje e vërejtjes, që i Gjithëfuqishmi ua bën njerëzve kur ata e teprojnë me mëkate e arrogancë, kur jepen pas konsumit të shfrenuar dhe individualizmit, pa u shqetësuar për të ngjashmin e tyre, për natyrën, për drejtësinë.

Unë s’jam as klerik as teolog, por nga pikëpamja ime modeste, le ta pranojmë për një çast këtë trajtim, dhe le të argumentojmë mbi të. Ata që e pësuan më së rëndi nuk ishin më arrogantët, më individualistët, apo konsumatorët më të papërgjegjshëm. Nuk ishin ata të cilëve s’u bëhet vonë as për tjetrin, as për shoqërinë, as për natyrën, as për Zotin. Të padrejtëve s’u hyri gjemb në këmbë, të varfërit vdiqën dhe mbetën pa strehë. Madje dhe dëmet e tërmetit, qeveria po vendos që t’i shlyejë duke mbajtur gjysmat e rrogave nga mësuesit e policët e shtresës së mesme të ulët, e jo nga oligarkët e shtresës super-të-lartë, të cilët kanë fituar miliarda nga ndërtimi i paligjshëm.

Ju pëlqen!

I Tërëmëshirshmi e i Drejti nuk dënon të pafajshmin, pra mbase është gabuar në përcaktimin e hierarkisë së mëkatit. Kjo linjë e të menduarit na çon në një supozim: Perëndia ka parë një mëkat edhe më të rëndë se zullumi i pasanikëve dhe sundimtarëve të padrejtë.

Cili na qenka ai mëkat? Indiferenca e pasiviteti i popullit përballë padrejtësive nga të fuqishmit, dhe pranimi i tyre kokulur, me gjasë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.