ZOTI I SHQIPTARËVE ËSHTË ÇMENDUR

Zoti i shqiptarëve është çmendur
E s’ka doktor bir nëne që e shëron
E s’ka trim për ta lidhur në hekura apo për ta zhytur
Në pellgun e thellë të katranit të shkrirë.
Ai po i ha shpresat e fëmijëve tanë për t’u rritur
Pritjet e pleqve të vetmuar ulur në pragjet e shtëpive
Nga mëngjesi e deri në mbrëmje vonë.
Ai po ha eshtrat e dëshmorëve në varre,
Ai po ha e s’po lë gjë pa ngrënë
Ai po pi e s’po lë gjë pa pirë.

Është çmendur zoti i shqiptarëve
Edhe ajrin po e helmon me helmin e lakmisë
Me helmin e lakmisë për të rrëmbyer gjithçka
Nga jeta e njerëzve.
Ai është bërë qen i çartur,
E kafshon me dhëmbë, infekton me jargë
Mu në mes të rrugës, mu në mes të sheshit
Në dritën e diellit, në dritën e hënës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Zoti i shqiptarëve është çmendur
Në studio televizive pshurrë yjet me fjalë çatalle
Flet për mençurinë e tij të çmendur moti
Flet për Shkup e për Shkodër.
Për Polin e Veriut,
Për Polin e Jugut flet i çmenduri zot i shqiptarëve
E veshët servilë përjetojnë ekstazën në karriget pushtetore.

Erë qeni, erë e birit të qenit, erë e nipit të qenit
Në universin shqiptar, ku zoti i tyre
Cipridon cullak qeverisë!

Nga: Kadrush Radogoshi

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...