Zoom ndryshoi vendimin pasi foli me organizatat e lirive civile, ekspertë të enkriptimit, përfaqësues të qeverive si dhe përdorues të Zoom.

Platforma e video konferencave Zoom lajmëroi ditën e Mërkure se ka ndryshuar mendje në lidhje me enkriptimin fundor dhe se do ta ofrojë për të gjithë, edhe për ata që nuk paguajnë vetëm për abonimin.

Aplikacioni popullor u përball me kritika nga grupet të drejtave të njeriut në lidhje me planet për të përjashtuar nga ky nivel sigurie përdoruesit e shërbimit pa pagesë.

CEO i kompanisë Eric Yuan shpjegoi se Zoom do të ofronte enkriptimin fundor vetëm për përdoruesit me pagesë ndërsa pjesa tjetër do të mbetej pa të në mënyrë që të kishte hapësirë për të punuar me FBI në rast se disa njerëz e përdorin për qëllime të këqija.

Zoom ndryshoi vendimin pasi foli me organizatat e lirive civile, ekspertë të enkriptimit, përfaqësues të qeverive si dhe përdorues të Zoom.

Video platforma shpërtheu në popullaritet me 300 milionë përdorues ditorë gjatë pandemisë së koronavirusit nga 10 milionë që kishte në Dhjetor të 2019.

Për të adresuar këto shqetësime por duke lejuar enkriptimin fundor, Zoom do tu kërkojë përdoruesve pa pagesë të regjistrohen duke përdorur një numër telefoni.

Më përpara Zoom kishte gënjyer duke thënë se ofronte enkriptim fundor dhe ku u zbulua, konfirmoi në një postim në blog se enkriptimi fundor nuk ishte i mundur në platformë.