Fillimisht Zoom do ta ofronte vetëm për përdoruesit me pagesë përpara se të vendoste ta ofronte për të gjithë përdoruesit.
Zoom lançon sot enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit
Zoom ka filluar lançimin enkriptimit fundor (E2EE) për të gjithë përdoruesit, falas dhe me pagesë, në mënyrë që bisedat dhe takimet të jenë më të sigurta.

Enkriptimin fundor mund ta aktivizoni në klientin Desktop, Android dhe Zoom Rooms nga dita e sotme. Do të jetë i disponueshëm së shpejti në iOS pasi Apple aprovon përditësimin e aplikacionit.

Ju duhet të aktivizoni manualisht E2EE në Settings dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet ta bëjnë këtë veprim në mënyrë që telefonatat të kenë enkriptim.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.