Deri në Dhjetor maksimumi që Zoom kishte arritur ishte 10 milionë takime ditore ndërsa në Mars kjo shifër shkoi në 200 milionë tha shefi ekzekutiv.

Zoom ka vendosur të ndalojë zhvillimit e funksioneve të reja për tu përqendruar tek siguria dhe privatësia menjëherë pas kritikave që mori nga përdoruesit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë kërkoi falje që Zoom nuk ka arritur ti përmbahet sigurisë dhe privatësisë së premtuar nga aplikacioni. Ai konfirmoi rritjen galopante të aplikacionet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ju pëlqen!

Sot Zoom po përdoret nga miliona për të punuar nga shtëpia. Deri në Dhjetor maksimumi që Zoom kishte arritur ishte 10 milionë takime ditore ndërsa në Mars kjo shifër shkoi në 200 milionë tha ai.

Zoom është kritikuar për disa probleme që nga dërgimi i të dhënave të përdoruesve në Facebook, tek mashtrimi me enkriptimin fundor apo lejimi i organizatorëve të takimeve online të gjurmojnë pjesëmarrësit.

Lexo po ashtu:  A jeni të gatshëm të paguani për të vizituar uebsajtin tuaj të preferuar pa reklama?
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!