Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një servis në Durrës dhe sipas informacioneve të para mësohet se janë djegur disa makina.

Pas njoftimit për ngjarjen, zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Po ashtu mësohet se efektivët zjarrfikës po qëndrojnë larg servisit, pasi shprehen se nuk afrohen dot pasi dëgjohen shpëthime brenda godinës.

Mësohet se servisi ndodhet në vendin e quajtur “Mulliri i Bullgarit. Flakët janë me përpmasa të mëdha dhe deri tani mësohet se disa makina janë shkrumbuar dhe rrezikohen dhe objektet përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!