Zinedine Zidane u shfaq në konferencën e shtypit dhe dërgoi një mesazh të fortë: “Ne e meritojmë kritikën, unë i pari; por do të përmirësohemi”.

“El Clásico” – “Nuk po mendojmë për atë ndeshje, pasi Shakhtar vjen përpara; është një ekip konkurrues. Ukrainasit, pavarësisht lëndimeve dhe mungesave, kanë një një ekip të shkëlqyeshëm dhe e kanë treguar këtë”.

Isco- “Isco gjithmonë ka provuar të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm dhe nuk dyshoj në të. Ju flisni për Isco, por të gjithë gabuam. Të gjithë duam të ndryshojmë, Isco i pari. Unë nuk kam dyshime për Isco”.

Ju pëlqen!

Futbolli fizik që sundon në Europë – “Futbolli ka ndryshuar, është e vërtetë. Ka shumë intensitet. Për të luajtur me intensitet të lartë duhet të stërvitesh shumë dhe kjo është ajo që ne përpiqemi”.

Golat – “Kjo skuadër ka treguar në momente të vështira se është shumë e mirë. Është e vërtetë që ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë dhe do t’i bëjmë. Duhet të shohim gjithçka në imtësi. Të gjitha ekipet kanë pasur vështirësi në fillim të sezonit dhe unë jam i sigurt që do të përmirësohemi”.

Mungesa e Ramos – “Sergio ka një problem dhe për momentin nuk është stërvitur. Ne nuk duam të rrezikojmë asgjë. Në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitet normalisht”.

Isco dhe Marcelo – “Këtu jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe kritikat do të na bëjnë të gjithëve më të fortë. Duke ditur se ku jemi, është normale që të ketë kritika. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të punojmë. Ne e meritojmë kritikën, unë i pari. Jo vetëm lojtarët, edhe unë. Tani do të përpiqemi të ndryshojmë dinamikën e lojës”.

Hazard – “Lëndimi i tij ishte i paparashikueshëm, por tashmë e ka shkelur barin. Unë besoj plotësisht te njerëzit që punojnë me të. Shpresoj që së shpejti ta shohim Hazard duke luajtur. Ne duam ta kemi në dispozicion gjatë gjithë sezonit”.

Favoritë – “Ne e dimë kush jemi dhe çfarë duam. Gjëja e rëndësishme është të përgatitemi, por shumë skuadra duan të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ne do të përpiqemi ta fitojmë atë. Do të ketë momente të vështira, me siguri. Por, që ta fitoni këtë kompeticion, duhet gjithashtu të kaloni periudha të vështira. Ne presim shumë nga Champions-i”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.