Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se gara për titull në La Liga edhe është shumë e hapur, megjithëse Barcelona bëri një lëshim tjetër të madh kur barazoi 2:2 me Atletico Madridin të martën.

Real Madridi e pret Getafen në stadiumin Alfredo Di Stefano të enjten dhe e ka mundësinë ta çojë në katër pikë epërsinë kundër Barcelonës në krye të renditjes në ligë, derisa, për më tepër, e ka edhe përparësinë e takimeve kokë me kokë ndaj saj, transmeton Gazeta Express.

Por Zidane nuk mendon se gjithçka ka marrë fund sa i përket titullit, duke qenë se janë edhe 18 pikë në lojë deri në përfundim të kampionatit. “Ne nuk kemi fituar asgjë ende. I kemi edhe gjashtë ndeshje për t’i luajtur. 18 pikë janë në pyetje”, tha Zidane.

Ju pëlqen!

“Ne duhet të vazhdojmë derisa të shpallemi kampion matematikisht. Rivalët tanë do të bëjnë gjithçka për t’i fituar ndeshjet e veta”, shtoi ai. “E kam përjetuar këtë situatë kur isha futbollist. Nuk kemi fituar absolutisht asgjë”, nënvizoi ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!