Zinedine Zidane është ndarë i lumtur me fitoren e Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës.

Real Madridi ka arritur të mposht Barcelonën me rezultat 1-3 në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ansu Fati (8’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Federico Valverde (5’), Sergio Ramos (63’) dhe Luka Modric (90’).

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin Zidane, i cili triumfin ia dedikon ekipit dhe lojtarëve.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët. Kjo është fitore e ekipit. Ne kemi luajtur një ndeshje perfekte”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Fitorja këtu nuk ishte e lehtë, por ne përgatitem mirë ndeshjes. Ne kemi menduar si ekip, kemi vepruam me mençuri dhe mendoj se kemi bërë ndeshje të mirë dhe kemi marrë tri pikë”.

“Pas kritikave që morëm, ne duhet të qëndronim të qetë dhe të bashkuar. Luajtëm kur duhej të luanim dhe sot luajtëm ashtu siç duhet bërë”, përfundoi trajneri i Realit.