50+149. Këto janë shifrat e pabesueshme të Zinedine Zidane në drejtim të Real Madrid-it. Trajneri, duke mbledhur ndeshjet e eksperiencës së parë në drejtim të Los Blancos, dhe të së dytës, akoma në vazhdim, ka zhvilluar 199 ndeshje si trajner i merengues.

Shifra të jashtëzakonshme këto të francezi që, siç ka shkruar Marca, është trajneri i tretë me numrin më të madh të ndeshjeve në historinë e klubit madrilen.

Zidane pret ndeshjen e tij numër 200 dhe do ta arrijë me rifillimin e la Liga-s pas ndalesës për shkak të Coronavirus-it. Shifra e rrumbullakët do të arrihet kundër Eibar-it.

Ju pëlqen!

Siç ka nënvizuar e përditshmja spanjolle, në më pak se 900 ditë, Zizou ka fituar tre Champions, përveç titujev të tjerë si La Liga 2016-17, dye Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Europës dhe dy Botërore për klube.

Zizou, në historinë e Real Madrid, është mbrapa vetëm Miguel Munoz dhe Vicente del Bosque, respektivisht me 605 dhe 246 ndeshje në drejtim të Los Blancos.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!