Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron që superylli i Barcelonës, Lionel Messi të mbetet në La Liga mes spekulimeve për një largim të mundshëm.

Messi, 33 vjeç, është kontraktuar me Barcën deri në vitin 2021, por u raportua se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po konsideron një largim nga Camp Nou.

Sipas mediumit Cadena SER, Messi ka ndaluar negociatat për kontratë të re për shkak të zhgënjimeve të tij me Barcelonën, e cila është në rrugë për të humbur garën e titullit nga rivalët e hidhur të Madridit këtë sezon.

Ju pëlqen!

Zidane u pyet për thashethemet në lidhje me Messin pasi Real Madridi ngriti epërsinë në katër pikë falë fitores të së enjtes 1-0 ndaj Getafe.

Trajneri i Mbretërve ka thënë se dëshiron që ylli argjentinas të mbetet edhe më tutje në La Liga.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ne shpresojmë që mos të largohet sepse ai është në këtë ligë dhe ne duam më të mirët në këtë ligë”, ka thënë Zidane.

E ardhmja e Messit është mund të jetë në Argjentinë te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys, ndërsa në Evropë është lidhur me Manchester Cityn dhe Interin.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.