Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela i ka dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në Prizren duke iu uruar sukses në zgjedhjet që po vijnë.

“Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.

Ju pëlqen!

Tani është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër. Suksese Albin dhe Vjosa”, ka shkruar ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.