Ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit ka shënuar më pak gola në Premierligë se çdo skuadër tjetër e Manchester Unitedit në 12 vite, transmeton zeri.info
Vetëm nëntë gola të shënuara në tetë ndeshje është një tjetër statistikë e padëshiruar për strategun norvegjez në këtë fillim të dobët të edicionit.
Ndërkohë, ai gjithashtu e ka përqindjen më të pakët të fitoreve (48%) se çdo trajner tjetër që prej Dave Sextonit në fundin e viteve të 70-a.
Ju pëlqen!
Dhe klubi është në ecurinë e tyre më të keqe pa fitore si mysafir që prej vitit 1989 pasi ka dështuar që të gjejë fitore në udhëtim që prej triumfit ndaj PSG-së në mars.
Vetëm shtatë skuadra kanë shënuar më pak se Unitedi gola në këtë edicion të Premierligës deri më tani.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.