Kur buza e trëndafiltë
m’foli për dashuri
dhe ajo buzëqeshje engjëjsh
zemren ma ndezi ungji,

kujtova se do të hapej
qielli për mua n’hare,
dhe se n’ekstaze do e ruaje
besen, që ti më dhe.

Por zemra jote e bardhë
sic doja, s’u tregua,
e thyer rrahjesh t’reja
nuk rreh, jo, më per mua.

Po fjala e dikurshme
mizore, vallë ku shkoi?
Po përqafimet, afshi,
që shpirti im provoi?..

Ndosha ‘i kujtim i ëmbël
për mua do të flasë,
ndoshta dhe n’thelb të zemrës
mëshirë  ke për t’pase;

ësht’ e vërtetë, mëshira
n’virtyte figuron;
por s’ësht dashuri, o e pabesë,
ti më s’më dashuron.

Pashko Vasa