Vaksina e Covid e zhvilluar nga universiteti i Oksfordit ka rezultuar 70 % efikase në parandalimin e simptomave të virusit. BBC raporton se kjo është si triumf, ashtu edhe zhgënjim, për faktin se vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna kanë dëshmuar 95% mbrojtje.

Gjtihsesi, kjo vaksinë është shumë më e lirë se dy të tjerat, është e lehtë për t’u ruajtur dhe për t’u çuar në çdo vend të botës, ndryshe nga dy të tjera. Pra, ajo do të luajë një rol të rëndësishëm në përballjen me pandeminë nëse do të miratohet nga rregullatorët.

Gjtihsesi, ka të dhëna të tjera që ngjallin shpresën se me përfeksionimin e saj, mbrojtja mund të arrijë deri në 90 %.

Ju pëlqen!

Qeveria britanike ka parablerë 100 milionë doza nga vaksina e Oksfordit, që janë të mjaftueshme për të imunizuar 50 milionë njerëz.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.