Filmi ‘Zgjoi’ e regjisores Blerta Basholli ka hyrë në listën e ngushtë për nominimet për ‘Oscars’

E këtë arritje të filmit që trajton një ngjarje të vërtetë, atë të Fahrije Hotit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cilëson si një sukses të jashtëzakoshëm.

“Sukses i jashtëzakonshëm!
“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.
Bravo!
Me ju drejt majave!”- ka shkruar Osmani.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.