I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka publikuar sot në Twitter një hartë të parashikimeve të rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, se si do të votonin gjitha shtetet e botës në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Në këtë hartë Kosova figuron si pjesë e Serbisë dhe parashikon se do të votonte për Republikanët.

Për postimin e Donald Trump Jr. kanë shkruar edhe mediumet serbe, duke thënë se ai e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ju pëlqen!

“I biri i Trumpit publikon foton në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë”, ka shkruar “Kurir.rs”.

“Në rregull, më në fund kam arritur ta bëjë një parashikim të hartës sime elektorale”, ka shkruar Donald Trump Jr.

Lexo po ashtu:  Arkitekti nga Kosova: Si janë realizuar ndërtimet në Durrës, numri i viktimave mund të shkonte në 4 shifrorë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!