Nuk ka valë të kuqe republikanësh në SHBA, të paktën kështu tregon ecuria e numërimit të votave deri tani.

Republikanët bënë përparime, por demokratët dolën më mirë se sa pritej, duke lënë të paqartë ende se kush do të kontrollojë Kongresin dhe si pasojë të ardhmen e agjendës së Presidentit Joe Biden . Rezultatet e deri më tanishme tregojnë se demokratët janë mbrapa në numra për sa i përket dhomës së përfaqësuesve por, numrat për senatin tregojnë një rezultat tmerrësisht të ngushtë.

Ajo që mund të quhet një fitore e konsiderueshme për demokratët tani është se kandidati i tyre John Fetterman triumfoi ndaj republikanit Mehmet Oz në shtetin kyç të Pensilvanisë. Fetterman mori një vend në Senat që u takonte republikanëve dhe i cili është thelbësor për shpresat e partisë për të mbajtur kontrollin e dhomës së lartë.

Ju pëlqen!

Por një fitore po kaq e rëndësishme për republikanët është edhe triumfi i Ron Johnson në Wisconsin, ai u shpall triumfues ndaj kundërshtares të tij demokrate Mandela Barnes. Tashmë janë tre shtete kyç që përcaktojnë fatin e kontrollit të senatit. Në Arizona , demokrati Mark Kelly është përpara kundërshtarit të tij republikan, Blake Masters të miratuar nga Donald Trump, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 68% e votave. Në Nevada , republikani Adam Laxalt ka një epërsi të lehtë ndaj kandidates demokrate Catherine Cortez Masto.

Dhe e panjohura më e madhe e zgjedhjeve afatmesme në SHBA mbetet gara për xhorxhian , ku republikani Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock janë në barazim. Rezultatet paraprake thonë analistët tregojnë se votuesit kanë ndëshkuar Bidenin për kryesimin e një ekonomie të goditur nga inflacioni i madh, ndërkohë që sulmuan gjithashtu lëvizjet republikane për të ndaluar abortin.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!