Fitim Berisha

Zgjedhjet! A e keni ndarë mendjen?

Një rrjedhë logjike se si qëverisje populli me shtetin:
Hallkat e drejtimit politik të një vendi janë: qeveria, ministritë, parlamenti.

Pikënisja është që pushteti mbështetet tek populli dhe shteti qeveriset në emër të tij.

Mendimi i popullit për politikën që është zbatuar, shfaqet në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit. Zgjedhësit u japin votën përsëri politikanëve nga të cilët janë të kënaqur, ose zgjedhin politikanë të rinj po të mos jenë të kënaqur.

Në Kosovë shumicës së rinisë, të moshuarve, të punësuarëve e të pa punëve u ka humbur shpresa për një jetë më të mirë dhe kërkojnë ç’do mundësi për ta lëshuar vendin.


Nëse kemi kaq shumë paknaqësi si hallka kryesore e drejtimit politik të vendit, nëse themi se nuk kemi funksionim të ligjit, kemi shëndetësi të dobët, arsimim jo cilësor…

Atëhere ku është logjika të vazhdojmë me të njëjten qëverisje?