Pjesë nga veprat e  Migjenit-të mbushur me urrejtje për botën e vjetër të shtypjes, te errësirës dhe të prapambetjes.

Zeneli-…mjaft ma , zotni mësues, mjaft, mjaft na mësuet  si duhet me jetue, – e megjithatë, ne po rrojmë si rrojtën stërgjyshët tanë, po në ato gëzime e po  në ato mjerime,  të lanun e të tretun ndër këto bjeshkë.

…Rroftë shkolla! Rroftë arsimi, që na mëson këndim e shkrim, të cilët me të vërtetë nuk kanë me na hy shumë në punë në jetën tonë, por mjaft që kemi me marrë një hu… jo për gja tjetër, por për të shkrue në qiell: Rroftë shkolla! Rroftë arsimi!

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Legjenda e misrit-…Se shekulli njizetë asht shekulli i apotezës së Misrit ndër foletë e shqipeve

Bukuria që vret -…Dhe njerëzit kundrejt njerëzve s’kanë mëshirë, po kundrejt shtazëve -po. Prandej çohen, ua lëshojnë bagëtis vendin rreth votrës, e ata vetë shkojnë në errësirën që përpin.
…..Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerzit me trupnat e mpime dhe me kujtim në ndërgjegje se u kalua dhe nji natë e vështirë. U çuen , por nuk çohet nji vocrrak. Dora e s’amës shtrihet mbi të dhe në atë  çast nji britmë e tmerrshme shpoi zemrat e kasollës. Dhimba e nji nanës i shkrinë zemrat në vaj, por ç’e do kur nuk shkrin zemrën e vocrrakut.
Po, ishte ngrimë lokja e nanës. Gjaku i tij i kuq dhe i purpurt ish ngrimë ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, që të bahen nji servis për miljonarin; jo, gjaku ish ba rubis, për gjerdanët e metresave. E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë nji shtatore e ngurët e zhgulun nga gjini i nanës.
Merrnie dhe çonie në qytet këtë shtatore. Vendosnie në nji shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt. Kushtonia atij që ka ma shumë merita për këtë vend! Po ndoj ministrit o deputeti, o ndokuj tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndoj njeri që ka merita të mjaftueshme ,atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndis klasike.

Nji refren i qytetit tim-…Jo, jo. Kjo nuk qe andërr, por zhgjandërr, se nji kangëtar, me refren e ngjarje i inspiruem, por gabimisht i inspiruem, gabimisht këndoi kështu:

Prej mshirës së pamshirëve

lypsi i vogël gjallonte,

jetën e rrokullonte

nëpër udha të ndyta,

nëpër skaje t’errta,

nëpër pragje të ngurta,

ndër besime të rrejta.

Por nji ditë, kur mshira e diellit shteri,

në gjoks ndjeu si e theri

një dhimbë e re—që mnia

e përfton ndër flia

të skamit.

Dhe- dje lyp i vogël,

por sot diçka tjetër-

si ahmarrës i vjetër,

nji fjalë të randë mendonte

botës t’ia diktonte…

Fytin e gërdhishte

fjalën për me nxjerrun,

që mnia e kish shterun

dhe që në gjuhë vdiste…

Por, i hutuem, mbet ndenjun

në  kryqzimin e udhve…

Rrotat e autve

shpejt mbi të kaluen

dhe e… qetsuen.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...