Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryezi ka reaguar binshëm ndaj një shkrimi plot emocion të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.

Kryeziu ka bërë shtatë pyetje si kundër-reagim ndaj shkrimit të Hotit.

Shkrimi i plotë i Kryeziut në facebook:

Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?

2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?

3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?

4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?

5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët

6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?

7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?