Presidenti rus, despoti Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të nisë furnizmin me gaz të Europës përmes linjës së mbetur të gazsjellësit Nord Stream 2. Duke folur në Javën Ruse të Energjisë, Putin ndër të tjera citohet nga agjensia propaganduese ruse se:

Kapaciteti i linjës së mbijetuar është 27.5 miliardë metra kub/vit, rreth 8% të importit total të gazit në Europë. Rusia është gati për nisjen e një furnizimi të tillë. Topi është në anën e Bashkimit Europian. Ne nuk kufizojmë kënd, përfshirë gatishmërinë për të furnizuar me volume shtesë gjatë dimrit 

Sipas tij Rusia po ndalohet të marrë pjesë në hetimin e incidenteve në gazsjellësin në fjalë, por ka shtuar se presioni po duket i qëndrueshëm çka do të thotë se është në gjendje pune.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!