Vetëm dy javë më parë shkëmbimi mes Barcelonës dhe Juventusit për brazilianin Artur dhe boshnjakun Pjaniç dukej se ishte diçka e mbyllur, por tani çështja ka marrë sërish krahë. Ka qenë vetë braziliani ai që ka rihapur çështjen duke zbutur qëndrimin e tij rreth një hipoteze të mundshme për t’u larguar nga Spanja dhe pr t’u vënë në shërbim të Mauricio Sarrit.

E gjithë situara falë këmbëngules së bardhezinjve te përfaqësuesi i lojtarit dhe presionit të vetë Barcelonës dhe faktit që nuk ka hequr kurrë dorë nga Pjaniç, pasi kishte marrë më herët miratimin e boshnjakut.

Klubi katalan nuk e konsideron “të paprekshëm” Arturin, përkundrazi, ndonëse ai është vetëm 23 vjeç, blaugranat janë të gatshëm ta zëvendësojnë me një lojtar më ekspert si Pjaniç, pasi janë të bindur se boshnjaku ka karakretistikat e duhura për të marrë në dorë regjinë e lojës së Kike Setenit.

E njëjta situatë dhe nga kahu tjetër me Sarrin që këmbëngul për Artur (parë vështirësitë për të arritur te Zhorzhinjo). Pra interesi i klubeve është i njëjtë, ai i Pjaniç në linjë me klubet dhe mbetet për t’u bindur Artur, që ka vendosur të lëshojë sinjale për rihapjen e kësaj çështjeje.