Shkencëtarët kanë zbuluar në tabanin detar të Antarktidës rrjedhjen e parë aktive të metanit. Rrethë këtij “burimi” janë identifikuar edhe mikrobet e para që konsumojnë gazrat serë përpara se të arrijnë atmosferën. Prej kohësh shkencëtarët kanë rindërtuar një model që e lidh ngrihjen klimetarike me nisjen e rrjedhjes së metanit në tabanin detar, ku mendohet se janë depozituar sasi të mëdha gazi. por kësaj radhe duket se shkak nuk është rritja e temperaturave pasi në detin Ross ku u bë zbulimi temperaturat janë ende në normën e zakonshme. Problemi kryesor që vënë në dukje kërkuesit në rastin e tanishëm është vonesa në shfaqjen e mikrobeve që konusmojnë gazin.

Kjo është gjetja më e rëndësishme dhe nuk është lajm i mirë. U deshën më shumë se pesë vjet për mikrobet që të shfaqen dhe edhe atëherë metani po rridhte me shpejtësi nga tabani e detit. Lëshimi i metanit nga depozitat e ngrira nënujore…është një nga pikat kyçe për të cilat shqetësohen shkencëtarët që ndodh kur një ndikimi i një ngrohjeje globale bëhet i pandalshëm. Cikli i metani ëstë diçka që ne si shoqëri duhet absolutisht të shqetësohemi,  shprehet Andrew Thurber nga universiteti i Oregonit që drejtoi kërkimin.

Shtimi i mikrobeve në këtë rajon daljeje të gazit, nënkupton se norma e rrjedhjes është tejklaluar dhe se një pjesë e matenit po shkon në atmosferë duke futur një faktor negative në ekuacionin e ekuilibrit klimaterik. Lëshimi në masë i metanit konsiderohet si një ndër tre shkaqet kryesore të asaj që quhet Vdekja e Madhe, ose Zhdukja Permiane, 250 milionë vjet më parë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.