Pamjet e ‘qyteteve të raketave’ që mbajnë qindra raketa të gatshme për lëshim që gjenden pesë kate nëntokë, përplot me derivate dhe predha balistike me rreze të mesme.

Agjencia e lajmeve iraniane Tansim publikoi fotografi të këtyre bazave nëntokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të martën. Tansim ka raportuar po ashtu se 2 prej 15 raketave balistike që goditën bazat Ain al-Assad në Irak dhe aeroportin e Erbil në Kurdistan që shënjestruan forcat amerikane u rrëzuan në territorin e republikës islamike.

Komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Hajizadeh, pretendon se depot e raketave të Iranit janë të shpërndara nëpër rajone të ndryshme të vendit dhe mbahen në bunkerë 500 metra nëntokë në bjeshkët e Iranit transmeton Gazeta Metro.
Garda ka pretenduar se gjatë gjashtë viteve të fundit ka ndërtuar tre ‘qytete të raketave’, që shfaqin pamje të tuneleve të mbushura me derivate dhe predha balistike me rreze të mesme.

Zbulimi i depove të raketave balistike u bë pasi Franca, Britani dhe Gjermani formalisht nisën mekanizmin e shkeljes së marrëveshjes bërthamore me Iranin të martën, duke e akuzuar zyrtarisht Iranin për shkelje të marrëveshjes.

Agjencitë e inteligjencës së Izraelit kishin vlerësuar se Irani do të mund të arrinte të prodhonte bombën bërthamore brenda 1 viti. Ish drejtori i në Agjencinë Ndërkombëtare Atomike javën e kaluar kishte vlerësuar se Irani mund të arrijë shumë më shpejt, dy muaj.