Policia e Kievit ka bërë me dije se ka zbuluar prova të një varri tjetër masiv në Bucha, me frikën se trupat e Putinit po kryejnë krime të tmerrshme lufte.

Bucha është bërë sinonim i akuzave për krime ruse gjatë gjithë luftës, pas raportimeve të shumta për vrasje masive të civilëve të cilët pas largimit të trupave ruse nga qyteti, u zbuluan të shtrirë në trotuare, por jo vetëm, raportoi The Sun.

“Janë gjetur tre trupa në një gropë, të vrarë brutalisht nga ushtarët rusë. Secili i qëlluar në kokë. Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat ua mbulonin sytë dhe disave iu kishin zënë goja. Në kufoma ka gjurmë torturash”, tha policia në një deklaratë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.