Studiuesit kanë zbuluar një kontinent të fshehur në Tokë, por nuk flitet për Atlantis. Ata e realizuan këtë zbulim teksa rindërtonin evolucionin e gjeologjisë komplekse të rajonit të Mesdheut, i cili ngrihet mes vargmalesh dhe vazhdon mes thellësish detesh nga Spanja në Iran.

Kontinenti në fjalë quhet Adria e Madhe. Ka madhësinë e Groenlandës dhe vjen si pasojë e shkëputjes nga Afrika e Veriut, për t’u ‘varrosur’ nën Europën Jugore rreth 140 milion vjet më parë.

“Harrojeni Atlantisin”, tha Douëe van Hinsbergen, autor studimi dhe profesor i tektonikës globale dhe paleogjeografisë në Universitetin e Urechtit. “Pa e kuptuar, një numër i madh turistësh kalojnë pushimet e tyre çdo vit në kontinentin e humbur të Adrias së Madhe.” Hulumtimi i evolucionit të maleve mund të tregojë evolucionin e kontinenteve.

“Shumica e zinxhirëve malorë që ne kemi hetuar burojnë nga një kontinent i vetëm që u nda nga Afrika e Veriut më shumë se 200 milion vjet më parë,” tha van Hinsbergen. “E vetmja pjesë e mbetur e këtij kontinenti është një rrip që shkon nga Torino përmes Detit Adriatik drejt takës së çizmes që formon Italinë”. Kjo zonë quhet Adria nga gjeologët, kështu që studiuesit për këtë studim i referohen kontinentit të pazbuluar më parë si Adria e Madhe.

Në rajonin e Mesdheut, gjeologët kanë një kuptim të ndryshëm të tektonikës së pllakave, e cila sugjeron që pllakat nuk deformojnë kur lëvizin përkrah njëra-tjetrës në zona me vija të mëdha thyerjesh. Në rastin e Adrias së Madhe, shumica e saj ishte nënujore, e mbuluar nga dete të cekëta, shkëmbinj nënujorë koralorë dhe sedimente. Sedimentet formuan shkëmbinj dhe ato u shkëputën si barakë kur ky kontinent u detyrua të zhytej nën petkun e Europës Jugore. Ato shkëmbinj të zhveshur u shndërruan në vargmale në këto zona: Alpet, Apeninet, Ballkani, Greqia dhe Turqia.

Kjo nuk është hera e parë që është gjetur një kontinent i humbur. Në Janar 2017, studiuesit njoftuan zbulimin e një kontinenti të humbur të shkëputur nga super kontinenti Gondwana, i cili filloi të ndahej 200 milion vjet më parë. Pjesa e mbetur, e cila ishte e mbuluar në llavë, tani është nën Mauritius, një ishull në Oqeanin Indian.

Dhe në shtator 2017, një tjetër ekip kërkuesish gjetën kontinentin e humbur të Zealandia përmes shpimit të oqeanit në Paqësorin e Jugut. Adria e Madhe nuk është kontinenti i parë i humbur që mund të gjendet dhe nëse hulumtimet gjatë viteve vazhdojnë të sjellin risi atëherë nuk ka gjasa që ky të jetë zbulimi i fundit.  (CNN)

Edel Strazimiri /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!