Një libër i cili përmban punët themelore të Neëton i quajtur “Parimet Matematikore të Filozofisë Natyrore” është gjendur në një bibliotekë në Korsikë. Zbulimi u bë nga Vannina Shirinsky-Shikhmatova, Drejtore për Ruajtjen e Trashëgimisë Publike në Bibliotekën Fesha në Ajaçio.

Libri i shkruar në shekullin 17 u gjet falë indeksit të përpiluar nga Lucien Bonaparte, vëllai i Napoleonit dhe një i afërm i pronarit të bibliotekës, kardinalit francez Joseph Fesch.

Vetë biblioteka u la trashëgim nga Fesch në qytetin e Ajaçio dhe tani është pjesë e kompleksit muze me emrin e tij. Libri ishte në sallën kryesore dhe ishte fshehur në raftet e sipërme.

Ju pëlqen!

Libri i gjetur ishte në gjendje të mirë përveç disa dëmtimeve në pjesën e kopertinës. Libri u botua për herë të parë në vitin 1687 në Latinisht. Ishte ky libër ku Njutoni formuloi ligjin e gravitetit dhe tre ligjet e lëvizjes, të cilat formuan bazën e mekanikës klasike. Fizikani sovjetik Sergei Vavilov shkroi për këtë punë: “Në historinë e shkencës natyrore nuk pati ndonjë ngjarje më të madhe sesa shfaqja e Parimeve të Njutonit”.

Botimet e Newton kanë një vlerë tepër të madhe për shkak të numrit të pakët të kopjeve që janë botuar. Njëri prej tyre në vitin 2016 u shit në ankandin Christie për 3.7 milion dollarë. Në bibliotekën e Ajaçio është një tjetër rast i ngjashëm. (newsobservatory)

SCAN

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.