Ikaria wariootia, kështu quhet ajo që shkencëtarët e shpallin si paraardhëse të të gjitha kafshëve, përfshirë njeriun. Krijesa duket si një krimb dhe konsiderohet bilateriani i parë, pra krijesa e parë me dy anë simetrike, një pjesë të parme dhe të pasme, një fillim dhe fund të lidhur nga një zorrë.

Zbulimi është bërë nga një ekip gjeologësh të Riverside të Australisë dhe sipas vlerësimeve mendohet se Ikaria Wariootia shënon një gur në procesin evolutiv, pasi sipas rindërtimit të tij nga shkenca, zhvillimi i simetrisë bilaterale ka qenë një hap me rëndësi kritike në evolucionin e jetës së kafshëve.

Simetria u dha atyre aftësinë të lëvizin me një qëllim dhe një mënyrë të organizojnë trupin. Shumë gjallesa sot në botë, duke nisur nga krimbat, insektet, dinosaurët apo njerëzit janë organizuar rreth këtij plani trupor simetrik.

Ju pëlqen!

Deri më sot shkencëtarët kanë hipotetizuar se vrimat e fosilizuara që datojnë 555 milionë vjet më parë në depozitat e periudhës Ediacarane në Australinë e Jugut janë bërë nga biletarianët. Por asnjë krijesë e tillë nuk ishte gjetur deri më sot. Gjetja e tanishme konsiston në një krijesë 2-7 mm të gjatë dhe rreth 1-2.5 mm të gjerë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!