Sot është publikuar dokumenti ku vërtetohet se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka dhuruar 2 milionë euro për betejën e Koshares.

Familja e Haki Imerit zbulon këtë dokument ku pyet se kush ishin Njësia 131 dhe 134, Njësi Vëzhguese Diverzante në Papaj që i mori 2 milionë marka.

“A ka dikush njohuri se cila strukturë politike ka qëndruar prapa këtyre njësive 131-134 dhe njësisë vëzhguese -diverzante dhe ku kane kryer operacione -diverzante sepse duhet arsyetuar milionat e dhenë nga Qeveria e Kosovës te destinuara për luftë. Mjete këto të fituara me djerse e mund nga mërgimtari shqiptar”, shkruan familja Imeri.

Ju pëlqen!

Por një sqarim për këtë e ka dhënë ish-luftëtari i FARK-ut, Gani Lipa Ahmetaj.

Ai në një koment ka treguar se kush ishin këto Njësi, kush ishin komandantët e tyre dhe si u formuar Brigada 138.

“Këto janë 2 brigadat e Koshares të komanduara nga Sali Qeku – 134 dhe 131 nga Rrustem Berisha. Si dhe batalioni vëzhgues diverzant i komanduar nga Anton Quni. Më vonë gjatë betejës së Koshares nga këto njësite formohet Brigada 138 Agim Ramadani. Ndërsa batalioni diverzanto vëzhgus murre emrin Delta Force. Kjo tregon se betejën e Koshares e ka financu MMRK – FARK…”, shkruan ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!