Në forum janë postuar edhe disa skeçe të OnePlus 8 duke zbuluar më tutje pamjen e telefonit. Në videon e paraqitur telefoni është në ngjyrë të blertë.

A dëshiron OnePlus që të shohim aktivitetin e prezantimit të OnePlus 8 më 14 Prill? Sepse pas ditës së sotme ku kompania zbuloi ekranin 120Hz, procesorin Snapdragon 865 dhe teknologjinë e karikimit wireless, vështirë se dikush do të dëshironte të dinte më tepër rreth smartfonit përveç çmimit.

Në forumet e OnePlus, CEO Pete Lau zbuloi disa elementë të dizajnit të OnePlus 8. Ai tha se flagshipi i ri do të ketë gjeneratën e pestë të xhamit mat, i njëjti material përdorur në OnePlus 7 Pro por i përmirësuar.

Në forum janë postuar edhe disa skeçe të OnePlus 8 duke zbuluar më tutje pamjen e telefonit. Në videon e paraqitur telefoni është në ngjyrë të blertë.

Kemi mbërritur në një pikë ku OnePlus thuajse nuk i ka ngelur asgjë për prezantuar më 14 Prill përveç aktivitetit dhe prezantimit formal.

Megjithatë mbetet për të mësuar më shumë rreth fuqisë së kamerave.