Fiks 686 euro i ka kushtuar Prokurorisë Themelore të Prizrenit, përkthimi i raportit të ekspertëve të Qendrës Universitare Romande për Mjekësi Ligjore (CURML) në Lozanë të Zvicrës, për vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kjo shifër është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, pasi që rasti i Astrit Deharit, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit është bartur tek ajo Speciale në Prishtinë.

Njohësi i gjuhës frënge, Bardhyl Mahmuti, ishte ndër të parët që kishte hedhur dyshime lidhur me përkthimin e raportit. Ai e kishte quajtur skandaloz përkthimin e raportit të vdekjes së Astrit Deharit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...