Në njërin prej tyre, u zbulua një mumie me gjuhë floriri. Sipas arkeologëve, gjuha e florinjtë është zhvendosur gjatë procesit të balsamosjes, pasi sipas besimeve në Egjiptin e lashtë, në këtë mënyrë i vdekuri mund të ‘fliste’ me Osirisin në jetën e përtejme, i njihur në antikitet si perëndia e të vdekurve.

Brenda varrezave u gjet gjithashtu, një numër i mumieve dhe ndonëse mbetjet janë dëmtuar për shkak të kohës së gjatë, maskat e gurit ende ishin të ruajtura mirë, duke i mundësuar ekipit që të shohë sesi mund të jetë dukur secili person i varrosur aty, shkruan “Daily Mail”.

Procesi i kërkimit të mbetjeve arkeologjike është duke u udhëhequr nga Universiteti i Santo Domingos, që po punon në këtë zonë për gati një dekadë.

Ju pëlqen!

Më parë, ky ekip ka gjetur disa monedha metalike, ku ishte gdhendur fytyra e mbretëreshës Kleopatra VII.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.