Të mbajturit mjekër është bërë një trend kohëve të fundit nga ana e meshkujve, të cilët cilësohen si më tërheqës.

Por duket se në mjekër, fshihen shumë herë më shumë baktere, se sa në lëkurën e qenve.

Është kjo ajo që thotë një studim zviceran i Switzerland’s Hirslanden Clinic, i botuar në revistën shkencore “European Radiology”.

Ju pëlqen!

Ekspertët krahasuan kampionët e baktereve të marra në mjekrat e 18 meshkujve me lëkurën e 30 qenve të racave të ndryshme.

Në bazë të studimeve, rezultoi se lëkura e qenve ishte më e pastër se sa mjekra e meshkujve, e cila u konsiderua me prani bakteresh shumë herë më të rrezikshme.

Gjithashtu studiuesit thonë se edhe flokët e gjata të femrave kanë baktere, por kurrsesi sa në mjekrën e meshkujve.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!