Në kishën Shën Nikolla në Porto Palermo, Himarë, janë ndërprerë punimet restauruese, pasi gjatë verifikimit në terren janë konstatuar zbulime arkelologjike.

Instituti Kombëtar i Kulturës Kombëtare bën të ditur se “si pasojë e gjetjeve u pezulluan punimet deri në një vendim nga ana e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”.

Në Porto Palermo gjendet kisha e Shën Nikollës, e cila më parë ndodhej në zonën e Kalasë. Ali Pasha ishte një figurë diktatore e egër, por kishte një adhurim të veçantë për kultet e krishtere dhe prandaj e ndërtoi kishën që prishi pak më tej. Ishte viti 1818 kur Pashai i Janinës, ndodhej në kulmin e sundimit të vet. Pushteti i tij nuk njihte kufij. Himara, ishte krahina që ai kishte për zemër. Prandaj dhe një kështjellë-dhuratë për Vasiliqinë, që, sipas historianëve e donte shumë, do të përbënte edhe një simbol domethënës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Por, sipas një historie që tregohet nga të moshuarit e Himarës, ndërtimi i kishës ishte edhe pjesë e një marrëveshjeje të Ali Pashës me “kapitanët” e Himarës, bashkë me atë të ndërtimit të kështjellës.

Përmes kësaj marrëveshjeje, lundërtarët himariotë do të shfrytëzonin falas limanin që ndodhej pranë kështjellës për anijet e tyre, ndërkohë që do të kishin edhe një objekt kulti më shumë për t’u falur.

Po ashtu, në këtë mënyrë, Ali Pasha, përveçse i kushtonte një objekt kulti dhuratë zonjës së vet, vendoste marrëdhënie mjaft të mira me himariotët në kuadrin e realizimit të objektivave të tij./atsh/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!