Një fondacion jo-fitimprurës i Kujtesës Historike të Rusisë, në bashkëpunim me arkivin historik të ministrisë së jashtme të këtij vendi bëri publike për herë të parë dokumentet e marrëveshjes gjermano-sovjetike të 23 gushtit 1939 që dy vendet të mos sulmonin njëri-tjetrin.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë naziste, Joachim von Ribbentrop, dhe Ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Vyacheslav Molotov Mikhailovich, më 23 gusht, 1939. Janë dokumente të rëndësishme historike që hedhin dritë mbi detajet e rëndësishme të periudhës së trazuar. Deri më tani hulumtimi historik mbi paktin Molotov – Ribentrop, ishte  bazuar në tekstet gjermane.

Marrëveshja e dy palëve parashikonte detyrimin e palëve për të mos sulmuar njëra-tjetrën në rast se njëra përfshihej në luftë. Bazuar në këtë pakt rusët lejonin praktikisht Gjermaninë për të pushtuar Poloninë dhe pastaj Evropën Perëndimore, pa u brengosur për mundësinë e luftës në dy fronte.

Po ashtu u sqaruan edhe sferat e ndikimit të secilës palë ku Bashkimi Sovjetik merrte përsipër vendet e Balltikut, përveç Lituanisë, Finlandës dhe Rumanisë. Të dhënat historike gjithashtu tregojnë një detaj të rëndësishëm për Jozef Stalinin, i cili ktheu sytë nga Gjermania dhe Adolf Hitleri pas refuzimit të një aleance anti-naziste nga Perëndimi. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]