Para pak ditësh u publikua një formulim i gabuar i një episodi që ndodhi gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi natën e 15 korrikut, 2016. Sipas informatave të publikuara në faqen e internetit të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, natën e incidentit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i telefonoi homologut të tij turk dhe i vuri në dispozicion efektivët e forcave speciale të staciononuara në një “ishull grek”.

Ky informacion u pa me dyshim në disa qarqe në Athinë, pasi Greqia dhe Federata Ruse nuk kanë patur një marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe për Forcat Speciale, kështu ky informacion nuk mund të ishte i vërtetë.

Faktet tregojnë se informacioni përmbante një pjesë të rëndësishme të së vërtetës, por jo atë që kishte të bënte me “ishullin grek”. Në të vërtetë, për dy netë gjatë tentativës së grushtit të shtetit në Turqi kishte forca ruse pranë rezidencës Marmaris, ku  teksa Erdogan po pushonte, kundërshtarët kishin vënë në jetë planin për përmbusjen e tij.

Ju pëlqen!

Siç rezultoi, forcat ruse nuk ishin në një ishull grek por në dy anije të marinës ruse. Bëhej fjalë për dy fregata  ruse që po ktheheshin nga Siria  dhe që kishin lundruar në Mesdheun lindor. Dy  luftëanijet qëndruan në zonën lindore të Rodosit dhe në perëndim të Kastellorizos për dy 24 orë rresht, përpara se ata të largoheshin përsëri për destinacionin e tyre. Qëndrimet e anijeve ruse në Egje nuk janë të pazakonta, pasi në bazë të marrëveshjeve mes Athinës dhe Moskës, ekzistojnë pesë pika ankorimi  të cilat Marina Ruse  mund t’i përdorë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.