Zajednica eshte plani me monstruoz i shkatrrimit te Kosoves, perbrenda, dhe i interferimit te Serbise drejtperdrejt.
Marreveshja nuk qeteson situaten, perkundrazi acaron raportet e brendshme nderkomunale dhe kadastrale, duke vendosur kufije te ri brenda Kosoves, duke u perpjekur ta dobesoje ndikimin e pushtetit qendror dhe te forcoj ate lokal, duke nxitur bisedime te reja ndermjet kryetareve te komunave, per te neglizhuar dhe qitur jasht loje ministrine e pushtetit lokal.

Qytetaret jane ne lajthitje dhe ata mashtrohen permes interpretimeve te lodhshme dhe te arsyetimeve bajate te kakofoneve qeveritare, duke manifestuar egersi banale te kercnimit.

Jane te çoroditshme perpjekjet e ketij kori mjeranesh se marreveshja eshte ne harmoni me Kushtetuten, po t’ishte ashtu ajo do t’ishte pjese e marreveshjes nderkombetare e pakos Ahtisaari, keshtu si eshte as qe eshte debatuar ndonjehere, nga vete Ahtisaari, perndryshe eshte dashur te kerkohet mendimi i tij meritor, si autor, jo te luhet vend e pavend me projektin nen autoresine e tij.

Çeshtja eshte qe Serbia permes hekurudhes, qe do te investoje BE, si pjese e projektit rrugor dhe hekurudhor me koridoret nderkombetare do te lidhe territorialisht Zajednicen me Serbine, dhe administrata e Kosoves as qe do te kete qasje se çka transportohet, si pale me e dobet. Serbia me kufizimet e reja territoriale, tashme kadastrale, do te beje ndryshimet ne dokumentet origjinale kadastrale, meqe qellimisht nuk ia ka dorzuar Kosoves, duke futur risite kadastrale qe rrjedhin nga Zajednica (pse Serbia nuk dorzoj planet origjinale kadastrale deri me tash? Sepse Gjykatat pranojne vetem dokumentet origjinale) mund te inskenoj edhe probleme te reja, tash per tash kadastrale me vone edhe aspirata te drejtperdrejta territoriale, por edhe pronesore, ky eshte vetem fillimi! Dhe pranimi i heshtur i qytetareve ndaj Zajednices do te thote vdekje e heshtur e territorit te Kosoves ne t’ardhmen. Kryeministri Kurti ka te drejte!!!